Efektet pozitive të kombinimit të mjaltit me kanellën

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 21:03 | Nga

Mjalti ka shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut dhe mund të shërojë disa sëmundje të ndryshme.

Por kombinimi i mjaltës dhe kanellës është provuar të jetë më shumë efektiv, veçanërisht për sasinë e lartë të kolesterolit në gjak dhe për personat që vuajnë nga diabeti, si dhe në lehtësimin e disa viruseve.

Aq sa duket e pabesueshme, thuhet se ky kombinim mund të shërojë pothuajse të gjitha sëmundjet.

Disa nga përfitimet dhe dobitë e përzierjes së mjaltit dhe kanellës së bashku.

Sëmundjet e zemrës

Për një zemër të shëndetshme, përgatiteni një pastë nga mjalta dhe kanella. Vendoseni këtë pastë në bukë (në vend të reçelit) për mëngjes çdo mëngjes. Kjo do të rregullojë nivelin e kolesterolit në arteriet, duke parandaluar një sulm të mundshëm në zemër.

Artriti

Artriti kronik mund të trajtohet me një përzierje të dy lugëve mjaltë dhe një lugë gjelle kanellë, në një gotë me ujë të nxehtë. Pini këtë në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse ju konsumoni këtë pije rregullisht, mund të ndihmojë edhe kundër kancerit.

Infeksionet e fshikëzës së tëmthit

Për të hequr qafe bakteret në fshikëzën e tëmthit tuaj, përzieni dy lugë kanellë dhe një lugë gjelle mjaltë në një gotë me ujë të vakët. Pini atë çdo ditë.

Kolesteroli

Në qoftë se ju rregullisht pini një përzierje të dy lugëve mjaltë dhe tri lugë kanellë në një filxhan të madh çaj, niveli juaj kolesterolit do të ulet me 10% në vetëm 2 orë.

Ftohja dhe gripi

Në rast se ju jeni ftohur merrni 1 lugë gjelle mjaltë me ¼ lugë kanellë tre ditë me radhë. Do të shëroheni nga virusi, ftohja, kolla kronike, si dhe problemet eventuale me sinusë. Mjalti përmban përbërësit natyralë që shkatërrojnë viruset dhe të mbrojnë nga gripi.

Dhimbje stomaku

Nëse ju merrni mjaltë me kanellë rregullisht, jo vetëm që do të eliminoni dhimbjet e barkut, por ju gjithashtu mund të kuroni edhe ulcerat në stomak.

Sistemi imunitar

Konsumi i rregullt i mjaltit dhe pluhurit të kanellës, gjithashtu përmirëson imunitetin tuaj dhe ruan organin.

Humbje peshe

Humbja e peshës mund të stimulohet, duke konsumuar një gotë me ujë të zier me mjaltë dhe kanellë në stomak bosh çdo mëngjes.

Aroma e keqe e gojës

Nëse ju doni të ruani frymëmarrjen të freskët gjatë gjithë ditës, shpërlani gojën me një përzierje me ujë të nxehtë, një lugë gjelle mjaltë dhe kanellë çdo ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme