Efekti i alkoolit tek të moshuarit

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 00:35 | Nga Ekonomia Online

Sipas shkencës, ka një arsye biologjike që efektet e alkoolit janë më të vështira në organizëm në pleqëri.

Me moshë edhe marrëdhënia me alkoolin duhet të ndryshoj, kur jemi të rinj organet tona janë më të afta të përballojnë konsumimin e lartë të alkoolit, por ato ngadalë fillojnë të humbasin elasticitetin e tyre, njofton Klan Kosova.

Çdo vit, rreth 88,000 njerëz vdesin nga shkaqet që lidhen me alkoolin, duke e bërë atë arsyen e tretë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara pas përdorimit të duhanit, dietës së dobët dhe mungesës së stërvitjes, sipas Institutit Kombëtar për abuzimin me alkoolin.

“Pirja nga të moshuarit është e ndryshme nga njerëzit që janë më të rinj, aksidentet janë një nga problemet më të mëdha.” tha Lander, psikolog dhe specialist i mjekësisë së varësisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Alkooli gjithashtu e bën më të vështirë për një mjek që të japë një diagnozë adekuate.

Një person i moshuar që konsumon sasi të konsiderueshme alkooli në baza të rregullta mund të diagnostikohet me një sëmundje mendore kur ata janë nën ndikimin.

Njerëzit e moshuar pinë alkool për të vrarë mërzinë dhe trishtimin që vjen me përballjen e humbjes, izolimit, vdekjes së afërt dhe çështjeve të tjera që mund të përbëjnë plakjen.

Të ngjashme