Eliminoni këto gabime gjatë formësimit të vetullave

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 10:29 | Nga

Heqja apo formësimi i vetullave është një procedurë në vete, të cilën shpesh e gabojmë nga pakujdesia apo edhe nga mosdija.

Vetullat e formësuar mirë janë jetike për theksim të fytyrës. E kundërta, krijon një pamje të “shëmtuar”, në disa raste me ndjenjë të papastërtisë dhe irrituese. Jo të gjitha femrat kanë prirje ose njohuri për formën dhe heqjen e tyre, shkruan Koha Ditore.

Prandaj, në rastet kur nuk jeni të sigurt se si të formësoni vetullat, le ta bëjë këtë fillimisht eksperti/ja e grimit. Ato, ndoshta janë edhe pjesa më e rëndësishme e secilës fytyrë. I japin definicion, shprehje, e bëjnë karakteristike dhe mund edhe ta ndryshojnë atë.

Mënyrat për të pastruar vetullat janë nga më të ndryshmet, por për të gjitha vajzat që janë mësuar të përdorin piskatoren, janë disa gabime që bëhen shpesh.

Një pjesë e piskatoreve janë shumë delikate, aq sa kërkojnë një teknikë të veçantë përdorimi, sepse edhe mund t’i këpusin qimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme