Ermal Mamaqi përplaset me Bes Kallakun

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

“Diferenca e vetme është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian”. Ka mjaftuar kjo fjali e thënë nga Bes Kallaku në emisionin e Luana Vjollcës që replikat mes tij dhe Ermal Mamaqit të zhvendosen në rrjetet sociale.

Ishte përfolur shpesh se midis Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit nisi një rivalitet që nga postimet në sheshxhirim duke e thelluar edhe më tepër dyshimin pasi Mamaqi nuk ishte prezent në premierën e “Falco”. I pyetur për të dhënë një koment nga Luana në emision, Besi u shpreh:

“Diferenca e vetme është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian. Gjithsesi, ai nuk erdhi në premierë pasi ishte jashtë vendit…”

Ermali i nxitur nga kjo deklaratë ka bërë një reagim në Instagram:

“Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?
E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.
2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme