A bën të konsumohet birrë pas ushtrimeve fizike?

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 04:58 | Nga Ekonomia Online

Disa profesorë nga Universiteti i Granadas kanë zbuluar se konsumimi modest i birrës ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të larta të glukozës në gjak dhe zvogëlon përgjigjen hormonale ndaj stresit fizik (që të dyja janë thelbësore për riparimin efikas të muskujve).

“Një birrë e konsumuar pas ushtrimeve fizike që përfshinë temperatura të larta të trupit dhe shumë djersë, gjithashtu i ndihmon trupit t’i riparojë nivelet e lagështisë, njëjtë sikurse uji”, thotë Manuel Castillo Garzon, profesor i universitetit.

Kjo mund të jetë edhe për shkak se birra përmban ujë, e uji është i domosdoshëm për riparimin e muskujve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të mirë.

Sidoqoftë, mos harroni që vetëm konsumimi modest i ndihmon trupit, e jo konsumimi i tepërt!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme