Fëmijët e parë më të zgjuar, e vërteton shkenca

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 17:30 | Nga

Fëmijët e lindur të parët janë më të zgjuar se vëllezërit dhe motrat më të vogla, sipas një studimi të fundit.

Ekonomistët tek Universiteti Edinburgh thonë se fëmijët të lindur të parët kanë koeficient më të lartë të inteligjencës se vëllezërit e motrat e tyre.

Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me faktin që fëmijët e lindur të parët marrin nga prindërit më shumë stimulim mendor dhe mbështetje në zhvillimin e aftësive të menduarit gjatë viteve të para të jetës.

Studimi, i publikuar tek revista “Human Resources”, mund të shpjegojë të ashtuquajturin “efekt i radhës së lindjes”, ku fëmijët më të mëdhenj të familjes arsimohen dhe fitojnë më shumë të ardhura me kalimin e viteve, sipas hulumtuesve shkencorë.

Gjatë studimit, të kryer në bashkëpunim me “Analysis Group” dhe Universitetin e Sidneit, u vëzhguan gati 5000 fëmijë që para se të lindin deri në moshën 14-vjeçare. Çdo dy vjet ata iu nënshtruan testimeve për aftësitë e të mësuarit, të lexuarit.

Hulumtuesit shkencorë përfshinë metodat statistikore tek të dhënat ekonomike, për të analizuar se si sjelljet prindërore, si përdorimi i alkoolit apo duhanit gjatë shtatzënisë ndikonte tek koeficienti i inteligjencës së fëmijëve.

Ata zbuluan se nënat ndërmerrnin “rreziqe më të larta” tek fëmijët e lindur më vonë.

Prindërit gjithashtu fillojnë të ndërveprojnë më pak me fëmijët e vegjël, të luajnë me to, t’i nxisin që të mësojnë, apo edhe të luajnë instrumente muzikore, krahasuar kjo me kujdesin që kushtojnë për fëmijën e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme