Fëmijët e suksesshëm dallohen me dy aftësi

Prishtinë | 04 Gus 2023 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Çfarë duhet të kesh apo të bësh që të jesh super i suksesshëm?

Një studim aktual sugjeron se vullneti dhe këmbëngulja mund të të çojnë larg. Këtë tregon ekipi i shkencëtarëve në Vanderbilt pas një studimi 45 vjeçar.

Në fakt disa nga liderët më me ndikim të kohës sonë, kishin atë që nevojitej që në lindje: super-inteligjencën. Kjo do të thotë të arrish në top 3% në SAT që në moshën 13-vjeçare.

Fëmijët që kanë arritur këtë cilësi të veçantë kanë dy aftësi të përbashkëta: ata mund të zgjidhnin probleme matematikore të pamësuara më parë dhe ata kanë vetëdije të jashtëzakonshme hapësinore, që do të thotë se ata mbajnë mend marrdhënien hapësinorre midis objekte në mënyrë të përsosur.

“Kur sheh problematikat me të cilat përballet shoqëria sot, qoftë për kujdesin shëndetësor, ndryshimet klimaterike, terrorizmin apo energjinë, këta janë ata fëmijë që kanë potencialin të zgjidhin këto lloj problemesh,” tha David Lubinski, bashkë-drejtor i SMPY, Universiteti Vanderbilt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme