Fëmijët obezë do të jetojnë 20 vjet më pak

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 13:27 | Nga

Jetëgjatësia e fëmijëve po zvogëlohet me 20 vite për shkak se qeveria nuk po merr masa për parandalimin dhe kurimin e obezitetit.

Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve në Britaninë e Madhe kanë kritikuar shtetin se nuk kanë mbajtur premtimet që të ndalojnë reklamimet e shpeshta të ushqimeve jo të shëndetshme dhe largimin e fast food-eve nga ambientet e shkollave, pasi sipas ekspertëve këto janë dy shkaqet kryesorë që sjellin obezitetin tek fëmijët.

Në Britani 1/3 e fëmijëve të grupmoshës 11- vjecarë dhe 62% e të rriturve janë mbi peshë.

Mjekët e kolegjit kanë publikuar disa të dhëna se fëmijët mbi peshë po diagnostikohen me diabet të tipit të 2-të, por jo vetëm kaq.

Profesorja dhe presidentja e Kolegjit Nina Modi ka shprehur se një fëmijë i shëndosh ka shumë gjasa që këtë peshë të mos e humbas dhe gjithë jetën e tij do jetë një obezë.

Dhe të qenët obezë për një kohë shumë të gjata do sjelli dhe shumë sëmundje dhe ulë jetëgjatësinë me 10 deri në 20 vite.

Modi e ka konsideruar këtë betejë të pamundur që të fitohet nga prindërit dhe mjekët prandaj duhet ndërhyrja e menjëhershme dhe e shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme