Fëmijët po konsumojnë sheqer më shumë sesa duhet

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Nëntë nga dhjetë fëmijë janë duke konsumuar shumë sheqer në dietën e tyre, kështu duke qenë më në rrezik për rritje të peshës, tregojnë të dhënat e një studimi të realizuar në Britani.

Udhëzimet kombëtare thonë se fëmijët duhet të marrin jo më shumë se pesë për qind të kalorive të tyre nga ‘sheqernat e lira’ – ato që i shtohen produkteve.

Por të dhënat e Shëndetit Publik në Angli tregojnë se 87 për qind e fëmijëve të moshës një dhe një e gjysmë deri në tre vjeç e tejkalojnë këtë masë.

Ministrja i sapoemëruar i Shëndetit Publik, Seema Kennedy, është zotuar se do të godasë obezitetin nga moshat më të hershme.

Ajo la të kuptohet se ushqimi i foshnjeve së shpejti do të ketë taksë të sheqerit, e cila detyron prodhuesit të shkurtojnë shtojcat e ëmbla.

Të ngjashme