Fëmijët më të lumtur nëse nuk kontrollohen nga prindërit

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Prindërit, të cilët u dhurojnë fëmijëve ngrohtësi dhe janë më pak kontrollues, rrisin fëmijë të lumtur. Në të kundërt, prindërit, të cilët ushtrojnë kontroll të tepërt, kanë tendencë të ndikojnë negativisht në mirëqenien mendore të fëmijëve.

Sipas studiuesve, “prindërit e fëmijëve të cilët treguan ngrohtësi dhe përgjegjshmëri, ishin më të kënaqur dhe kishin një mirëqenie më të mirë mendore në të gjitha fazat e jetës”.

Ndërsa, prindërit që ushtrojnë kontroll të tepërt ‘pushtojnë’ privatësinë e fëmijëve, nuk i lejojnë ata të marrin vendime dhe nxisin shumë varësinë ndaj tyre.

Faktor tjetër problematik është mungesa e ngrohtësisë prindërore, e cila e bën të vështirë një lidhje të fortë prind-fëmijë.

Një lidhje e fortë emocionale midis prindërve dhe fëmijëve ofron një bazë të mirë nga e cila fëmijët mund të eksplorojnë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme