Femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave sesa të meshkujve

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 00:17 | Nga Ekonomia Online

Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në tru që mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e femrave?

Të shohë një femër me forma të bukura trupore, me ije të gjera dhe bel të hollë, për një mashkull do të ishte si të pinte alkool apo të merrte drogë, bën të ditur një studim.

Këto rezultate të reja mund të ndihmojnë për të shpjeguar interesimin e meshkujve ndaj pornografisë, shtojnë shkencëtarët.

Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në tru që mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e femrave?

Platek shpjegon se femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve, por arsyet nuk janë të ngjashme me arsyet e meshkujve. Në këtë rast, gjinia femërore përpiqet të përcaktojë se sa janë tërheqëse vetë, krahasuar me femrat e tjera dhe për të mbajtur larg femrat e “rrezikshme” për partnerët e tyre.

Megjithatë, meshkujt për femrat nuk janë thjesht qenie të programuara për të përmbushur nevojat e tyre biologjike, por persona të cilët përshtatem më së miri me të gjitha dëshirat dhe mendimet.

Fshehtësia e joshjes te femrat është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili trashëgohet nga prindërit.

Shkencëtarët nuk dinë sigurt, pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk dinë saktë nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i ka këto gjene.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme