“Hani më mirë, jo më pak”

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 23:25 | Nga Ekonomia Online

Ajo është një blogere e re sa i takon ushqimit, pas të cilës mund të marrësh frymëzim. “Hani më të mirë, jo më pak” është një moto, një libër, një filozofi e jetës për Nadia Damaso, 21-vjeçaren e re, blogere e ushqimit në Cyrih. Me ide të qarta dhe një pasion për ushqimin, kjo gjë e çoi atë të publikojë librin e saj të parë të recetave që 19 vjeçe.

Në këtë periudhë, Nadia është duke punuar për një vëllim të dytë, ku për të gjetur frymëzim është duke udhëtuar nëpër botë në zbulim të shijeve dhe recetave të reja: Vietnam, Japoni, Kore e më pas në Kamboxhia, Tailandë. Ajo ka rrëfyer përzgjedhur në faqen lifestyle të yahoo-së pikërisht për stilin e saj të veçantë të ushqyerjes. “Që 10 vjeç e dija që do të merresha me diçka krijuese, që ndoshta do të ishte frymëzim për njerëzit. Tani e kam shumë të qartë se çfarë dua të bëj”. Dhe për të ardhmen? “Nuk më bëhet vonë. Nuk më intereson, mjaft të ndjek pasionet e mia”. Spontane dhe e ëmbël si çdo vajzë e re, Nadia është një shembull për t’u ndjekur. Nisur dhe nga vetë motoja e saj “Hani më mirë, jo më pak”. “Një grua kur dëshiron të humbasë peshë, ndalon së ushqyeri, ose kufizohet në të ngrënë. Por nuk e di ndoshta se ka shumë ushqime të shijshme që janë edhe të shëndetshme. Ka shumë alternativa dhe mjaftojnë ndryshime të vogla”, rrëfen Nadia.

nadia

“Ha më mirë dhe jo më pak” është një filozofi jete pra?

Po, por nuk mjafton vetëm të hash mirë, duhet edhe shumë lëvizje. Është një ndryshim mendor, është një stil jete.

Manaferrat goji, fara Chia, quinoa: shpesh të ndryshojë mënyrën e super ushqyerjes. Çfarë mendoni ju?
Nuk mjafton ndjekja e modës, por të hash atë që të pëlqen. Unë nuk e ha quinoan, sepse është një super ushqim, por sepse e pëlqej atë. Bananet për mua janë një super ushqim dhe mund të përdoren në shumë receta.

Ka diçka që nuk e ha?

Nuk ha ushqimet e skuqura ose të përpunuara, miellin dhe sheqerin e bardhë. Ka shumë alternativa, të tilla siç për sheqerin është zëvendësues qumështi i kokosit, mjalti ose shurupi i panjës. Nëse duhet të bëj pica, përdor miellin integral, gruri i pastër. Do të jetë një shije pak më ndryshe, por e shijshme gjithsesi.

Ndonjë tundim i vogël?
Mango është i shijshëm. Në fakt duke mos ngrënë shumë gjëra,nuk provoj as mëkatin e dëshirës për ta shijuar. Për shembull, unë bëj akullore me qumësht kokosi, shurup panje dhe pak limon jeshil. Është shumë i mirë.

Cila është kuzhina jote ideale?

Një sobë e mirë, një robot në kuzhinë siç është shtrydhësi, sepse unë e përdor atë aq shumë, si dhe një lavaman të madh. Unë nuk jam kuzhinierja më e rregullt, dhe për t’i dhënë hapësirë kreativitetit, është nevoja për shumë hapësirë. Ajo duhet të jetë një kuzhinë funksionale.

nadia1

recete-nadia2

recete-nadia1

recete-nadia

Blogu i Nadias në Instagram

https://www.instagram.com/nadiadamaso_ebnl/

Të ngjashme