Formula si të jetosh suksesin tënd

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 00:25 | Nga

Defino Suksesin tënd

Nëse ti do të arrish të bëhesh dikushi në jetë së pari duhet të përcaktosh saktësisht se çfarë do të arrish. Mund të përpiqesh gjithë jetën tënde dhe vjen një moment ku pyet veten se për çfarë jam përpjekur deri tani!

Suksesi nuk ka të bëj me faktin se sa para ke, pa diskutim që paratë janë një tregues i asaj se sa ke arritur, por sukses do të thotë se sa vlera ke ndërtuar si njeri, se çfarë mendësie ke ndërtuar për jetën tënde. Sukses do të thotë që në çastet më të vështira të jetës tënde ti merr vendimin e duhur.

Më mirë humb kohën duke gjetur metodologjinë e arritjes, bëj plane, krijo strategji, bëj përpjekje pastaj prit rezultate, ndonjëherë rezultatet arrihen pas shumë kohësh, por ti prit. Ndonjëherë gjërat vijnë në momentin kur na duhen më së shumti.

Merr guximin të marrësh vendime në jetë

E gjitha jeta jonë është e përbërë nga marrja e vendimeve dhe përcaktimi i duhur i tyre. Është e lehtë të marrësh një vendim, por e vështirë të përballesh me vendimet që ke marrë në jetë. Çdo hapi i joni është formuar nga marrja e vendimeve.

Shikoji vendimet në bazë të nevojshmërisë së momentit tënd, në bazë të nevojave që të rrethojnë ne realitetin ku je dhe vendin ku je. Ti s’mund të marësh vendime për të ardhmen tënde duke jetuar në të ardhmen. Ti mund të krijosh plane, mund të krijosh strategji, por vendimet meren sot që e ardhmja jote të ketë efektin e duhur.

Gjej frymëzimin dhe motivacionin e duhur

Shumica e njerëzve kanë simptoma neurotike sepse nuk kanë gjetur mënyrën se si ti zgjedhin problemet e tyre. Ata janë të frustruar, ndjekin një linjë të caktuar në jetë duke mos tentuar që të gjejnë një rrugë që të shprehin kreativitetin e tyre. Qëllimet e mëdha arrihen në bazë të motivimit dhe frymëzimit në jetë.

Krijo zakone që përforcojnë qëllimet e tua

Çdo sukses dhe arritje në jetë vjen si rezultat i disiplinës. Nuk mund të kesh sukses vetëm me idenë se: “Dua të arrij diçka në jetë”. Puna është ajo që dallon njeriun që është i suksesshëm me atë që është i dështuar. Zakonet e përditshme sado të vogla që të jenë ato përforcojnë qëllimin final të suksesit tënd. Një veprim i përsëritur përforcon njohuritë në një fushë të caktuar.

Gëzohu ndaj arritjeve të vogla

Problemi me shumicën e njerëzve është se ata quajnë arritje vetëm kur kanë kapur peshkun e madh. Pranvera nuk vjen me një lule, por fillon me një të tillë. Arritja e projekteve të vogla është tregues i asaj se sa mund të përballosh sukseset dhe projektet e mëdha në jetë. Sado e madhe që të jetë arritja jote, është tregues se përpjekjet e tua nuk vajtën dëm.

Ndalo me zvarritjen e gjërave

Të gjithë duan të kenë. Dikush para, dikush famë, dikush makinë luksoze, etj. Nuk ka asgjë të keqe në të pasurit këto kënaqësi. Problemi qëndron në të pasurit dëshira dhe mos marrje të iniciativës për t’i arriturit ato gjëra. Dëshirat pa veprime janë thjesht ideale të pa shkruara. Të përballesh me gjërat që të vinë në jetë është faktor që të përforcon jetën tënde duke të dhënë përvojë.

Disa njerëz i zvarrisin gjërat sepse janë të lodhur, të konsumuar, e dikush thjesht përton. Sa më shumë i zvarrit gjërat aq më shumë pakësohet koha për të marrë vendimet e duhura.

Ndalo së pari suksesin si një destinacion të pa arritshëm

E gjitha fillon mes asaj që qëndron mes veshëve, pra mendjes. Të krijosh një mentalitet ndryshe nga të tjerët është gjë e rrezikshme për realitetin tonë. Të krijosh një mendësi ndryshe nga të tjerët do të thotë t’i shikosh dhe t’i gjykosh gjërat ndryshe nga realiteti në të cilin je. E gjitha fillon me idenë nëse mund apo s’mund ta arrij. E pamundur është vetëm në fjalorin e ziliqarit, xhelozit, të paditurit.

Përcakto qëllimet që ti do në jetë

Përcakto suksesin tënd sipas pasionit tënd. Populli thotë: “Pyet njëmijë vet dhe bëj siç di vetë”. Po e vërtetë, ti informohu nga të tjerët, por mos lejo që dikush të të çorientoj në drejtim të gabuar. Shumica e njerëzve që këshillojnë zakonisht projektojnë mangësitë edhe pamundësitë e tyre për t’i realizuar gjërat. Jeto dhe merr vendime, ndryshoje rezultatin derisa të arrish atë që do në jetë. I pasur nuk është ai që numëron sa pasuri ka, por ai që vendos standarde të duhura në jetën e tij.

Të ngjashme