“Friends” më 2020 largohet nga Netflixi në shërbimin për streaming HBO Max

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Reprizat e sitcomit të popullarizuar amerikane “Friends” do të kalojnë në vitin 2020 nga Netflixi në shërbimin streaming të AT&T Inc WarnerMedia të emërtuar HBO Max, ka bërë të ditur të martën WarnerMedia.

Ky shërbim do të lëvizë një mori të programeve dhe filmave origjinalë nga yjet si Reese Witherspoon dhe Anna Kendrick, si dhe pgoramet nga rrjetet në pronësi të AT&T si HBO dhe TBS si dhe klasikët e bibliotekës filmike dhe televizive të Warner Bros.

HBO Max është caktuar të startojë pranverën e ardhshme me 10,000 orë program, ka deklaruar WarnerMedia.

Do të garojë me shërbimet e streaming të Netflix, Disney+ dhe të tjerat për të tërhequr shikues online.

“Friends” ishte seriali i viteve ‘90 që ishte shou i dytë më i shikuar në Netflix në SHBA matur me minutazh, sipas të dhënave të Nielsen nga vitit 2018. Më i shikuari ishte shou “The Office”, që po ashtu do të kalojë nga Netflix tek NBCUniversal e Comcast Corp në vitin 2021.

Netflix përmes një komenti në Twitter ka thënë që ndjen keqardhje teksa Friengs largohet në vitin 2020, duke falënderuar grupin për kujtimet, shkruan KOHA Ditore.

Programi origjinal në HBO Max do të përfshijë dy filma nga kompania e produksionit e Witherspoon dhe katër nga Greg Berlanti, producenti i “Riverdale” në CW. Kendrick do të luajë në serinë komedi romantike të titulluar “Love Live”.

Ende nuk është bërë i ditur çmimi për parapagim për HBO Max.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme