Frutat dhe perimet që duhet të shmangni nga dieta juaj

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 23:29 | Nga Ekonomia Online

Çdo vit fermerët përdorin më shumë pesticide nga masa që është e lejuar për frutat dhe perimet. 35.000 pesticide janë regjistruar për tu përdorur, më pak se 21 % janë të testuara për kancerogjene, më pak se 10 janë testuar për potencialin e tyre për të shkaktuar mutacione dhe 40 % e tyre janë testuar për të shkaktuar defekte në lindje.

Disa fruta dhe perime janë më keq sepse kanë një përqindje të lartë pesticidesh. Ato janë të mbuluara me gjethe që tërheqin insektet ose kërpudhat për këtë arsye duhen më shumë pesticide.

Një grup studiuesish në SHBA kanë bërë një listë të frutave dhe perimeve me të këqija. Në qoftë se ju hani 5 fruta dhe perime nga kjo listë jeni prekur të paktën nga 10 pesticide.

Lista e frutave dhe perimeve që nuk duhet të hani:

Luleshtrydhe, spinaq, qershi, pjeshkë, selino, mollë, kajsi, bishtaja, rrush, kastravec, darddha, kungull, patate, dardha, kungull.

Lista e frutave dhe perimeve që mund të hani

Qepë, avokado, misër, ananas, mango, bizele, kivi, lakra, patëllxhan, pjepër, shalqi, patate të ëmbla.

Vetëm me këto ushqime nuk do të mjaftoheni, kështu që në qoftë se përdorni ushqimet që përmbajnë pesticide atëherë duhet të dini disa rregulla për përdorimin e tyre.

1.Ju mund të blini fruta dhe perime organike

2.Lajini frutat dhe perimet me ujë të ngrohtë.

3.Hiqni lëkurën e frutave ose perimeve dhe keni hequr me të edhe pesticidet.

4.Mund të blin fruta dhe perime të ngrira. Ngrirja e tyre heq 80-90% të pesticideve.

5.Mund të bazoheni tek lista me ushqimet e mira dhe plotësoi dietën tuaj me ushqime të ngrira ose të thara të cilat janë të testuara. Në këtë mënyrë ju merrni shumë vitamina e minerale.

Të ngjashme