Gabimet e përditshme që bëjmë në dush

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 07:30 | Nga Ekonomia Online

Të bësh dush pothuajse çdo ditë duket një gjë mjaft e lehtë: mjafton të hapësh dushin, të futesh në të ndërkohë që uji rrjedh, të lani trupin dhe pastaj të thaheni.

Megjithatë, disa njerëz bëjnë gabime në larjen e trupit duke bërë kështu që të kenë një lëkurë të thatë ose thjesht e dëmtojnë atë.

Më poshtë janë tri gabimet që pothuajse të gjithë i bëjmë derisa bëjmë dush.

Bëni dush me ujë të nxehtë për një kohë të gjatë

Një dush me ujë të nxehtë të bën të ndihesh mirë, si shembull kur laheni në mëngjes dhe keni ftohtë. Por nga ky dush me ujë të nxehtë nuk ka përfitime.

Uji i nxehtë shkakton probleme të tilla si rritjen e manisë së kruajtjes së lëkurës apo dhe irritimin.

Dushi me ujë shumë të ftohtë gjithashtu nuk ka përfitime shëndetësore. Kështu që rrini diku në mes dy alternativave.

Nuk hiqni plotësisht shkumën nga trupi juaj

Shpesh, pasi keni mbaruar larjen dhe shihni që një pjesë e vogël e trupit nuk është shpëlarë mirë nga shkuma, ju thjesht e fshini atë me peshqir.

Ky nuk është një veprim i zgjuar. Mosshpëlarja e mirë e trupit zakonisht çon në acarim dhe thatësi të lëkurës, por varet gjithashtu edhe nga lloji i sapunit ose shampos që përdorni.

Përdorni peshqir të ashpër

Mënyra se si thaheni është po aq e rëndësishme sa larja. Një fshirje e lehtë, me peshqir të butë, është më e mira për lëkurën tuaj.

Aplikimi i kremrave hidratues menjëherë pas dushit është i rekomandueshëm pasi pas dushit lëkura juaj është e thatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme