Gabimet që po bëni gjatë seksit

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 23:29 | Nga Ekonomia Online

Nguliteni mirë në mendje se nuk ka nevojë as për çarçafë prej mëndafshi dhe as për shampanja të shtrenjta, për të patur një super jetë seksuale. Çfarë ju duhet është të hiqni dorë nga lista e gabimeve të renditura më poshtë, për ta shijuar aktin siç do të donit.

  • Mendimi se duhet ta bëni si në filma

Harrojini të tilla pritshmëri dhe kujtoni se seksi i mirë arrihet përmes veprimeve të thjeshta, por të ndjera.

  • Sikleti që ende ndjeni për të folur rreth seksit

Njerëzit e kanë më lehtë të bëjnë seks, sesa të flasin për të. Kjo s’është fare shenjë e mirë. Të flisni rreth seksit përmirëson ndjeshëm intimitetin madje dhe marrëdhënien tuaj.

  • Heqja e çorapeve

Ndryshe nga ç’mendoni ju, çorapet mund të jenë aksesori më seksi në ato momente. Më mirë, hiqni gjithë ngarkesat emocionale dhe çlironi veten…Çorapet mbajini veshur.

  • Besimi se seksi është diçka “e turpshme” dhe “e pistë“.

Shumë njerëz, në veçanti gratë janë rritur duke e parë seksin si diçka të pistë që “vajzat e mira s’e bëjnë”. Ky koncept iu reflektohet më tej edhe në shtrat.

  • Mos përdorimi i mjeteve mbrojtëse.

Ideja se je në një “marrëdhënie serioze” shpesh na bën ta anashkalojmë këtë pjesë.

  • Mungesa e kontaktit sy më sy

Praktikisht, po shmangni pjesën më të bukur të gjithë seksit. Ndjesinë që vjen nga shikimi sy më sy.

Të ngjashme