Gërhitja nuk është e lidhur me gjumin e keq

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 01:00 | Nga Ekonomia Online

Është i njohur fakti sa është monotone dhe irrituese gërhitja e fortë jo vetëm për personin i cili e ka këtë problem, por edhe për njerëzit përreth

Ndonëse ekziston teoria që gërhitja është e lidhur me gjumin e keq, hulumtimi i ri ka treguar që kjo megjithatë nuk është e vërtetë.

Shkencëtarët kanë studiuar gërhitjen dhe kanë matur me mikrofon sa zëshëm dikush gërhet. Atëherë kanë ardhur në përfundim që gërhitja nuk është e lidhur me mënyrën e gjumit, si as me lodhjen gjatë ditës së ardhshme.

Pjesëmarrësit në vete kanë pasur nga një mikrofon të vogël, i cili ka xhiruar sa shpesh gërhasin, ndërkaq ditën e ardhshme janë detyruar të vlerësojnë sa mirë kanë fjetur.

Rezultatet kanë treguar që ata të cilët kanë gërhitur më shumë nuk kanë qenë më të lodhur se pjesëmarrësit e tjerë.

Veç kësaj, gërhitja nuk ka ndikuar as në kohën e gjumit, por as në atë sa herë janë zgjuar gjatë natës.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 235 njerëz të cilëve u është matur gërhitja, ndërkaq 74 pjesëmarrës janë ndarë në tri grupe, ata të cilët kanë gërhitur pak, ata mesatarisht dhe ata që kanë gërhitur shumë.

Pas një dite i kanë pyetur sa kanë fjetur gjumë dhe sa ndihen të lodhur.

Është interesante që nuk është gjetur lidhshmëria midis intensitetit të gërhitjes dhe kohës të cilën e kanë kaluar në gjumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme