Gjashtë arsye pse nuk duhet asesi të flini në anën e djathtë

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 23:52 | Nga Ekonomia Online

Disa nga problemet kronike si dhimbja e qafës, shpinës mund të shkaktohen nga pozita e trupit në gjum.

Edhe pse të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të shijosh gjumin e natës, por gjithashtu është e rëndësishme që ky gjumë të jetë i mirë edhe për trupin tonë.

Këto janë 6 arsyet kryesore se përse nuk duhet të flemë në krahun e djathtë:

  1. Shkakton djegie të zemrës

Kjo pozitë mund të shkaktojë një problem të quajtur Sëmundja Reflux Gatsoeseophageal, ose të përkeqësojë këtë problem për këdo që e përjeton atë. Kjo ndodh kur acidi dhe përmbajtja nga stomaku kalon në ezofag. Valvula që parandalon kthimin e acidit nga zona e stomakut nuk mund të kontrollojë refluksin për shkak të peshës në këto pozicione, dhe përmbajtja e stomakut sillet në fund të ezofagut, duke shkaktuar shqetësime dhe shijen e acidit në gojë., madje edhe dhimbje në gjoks.

2.Është e dëmshme për shpinë

Kjo pozitë lidhet me dhimbjet kronike në shpinë. Presioni i vendosur mbi shpinë gjatë natës në këtë pozicion është ekstrem, sepse shumica e peshës tuaj mbahet në ato pjesë të trupit. Shtylla kurrizore nuk është e vendosur në një pozitë të duhur, dhe kjo është arsyeja pse ndonjëherë ndjeheni të mpirë.

  1. Mund të shkaktojë probleme kronike në qafë

Është e pamundur të marrësh frymë siç duhet kur fle në stomak. Kjoo pozitë e gjumit mund të çojë në zhvillimin e probleme kronike të qafës. Seria e eshtrave në palcën kurrizore mbrohet nga disqet. Një pozicion i tillë mund të dëmtojë pjesët xhelatinoze të atyre disqeve, dhe të çojë në dhimbje kronike.

4.Mund të bëjë presion tek fëmija

Nëse do bëheni nënë, duhet të tregoheni shumë të kujdesshme me zakonet tuaja të gjumit, jo vetëm për fëmijën tuaj, por edhe për shëndetin dhe rehatinë tuaj. Gjumi në bark është pozicioni numër një që duhet të shmanget, pasi pesha shtesë në trupin tuaj bën shumë presion në shpinë. Më shumë se kaq, kjo gjendje nuk i jep foshnjës tuaj hapësirën që i nevojitet të lëvizë lirshëm.

  1. Mund të shkaktojë rrudha të fytyrës

Gjumi në njërën anë dhe në bark bën që fytyra juaj të mbështetet në jastëk. Studimet kanë treguar që kjo është gjëja më e keqe që mund t’i bësh fytyrës pasi që presioni i aplikuar në secilën anë të lëkurës suaj të fytyrës, mund të shkaktojë rrudha të fytyrës me kalimin e kohës.

6.Rrit presionin në gjoksin tuaj dhe mund të shkaktojë probleme

Si grua, është e rëndësishme të dini se cili pozicion është më mirë të shmangni. Ekspertët thonë se me këtë pozicion, ju bëni presion të panevojshëm në gjoks, që mund të shkaktojë edhe dhimbje në disa raste.

Të ngjashme