Gjashtë gjërat që nuk duhet t’i bëni pas ndarjes

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 01:30 | Nga Ekonomia Online

Kur ndahemi nga dikush që e kemi pasur shumë përzemër, në mendje na vijnë ide nga më të ndryshmet dhe kemi një miks ndjenjash që fillojnë nga hakmarrja te dëshpërimi.

Nëse ka disa gjëra që nuk duhet të bëni pas ndarjes, janë ato që dëmtojnë jetën tuaj pas këti kapitulli të mbyllur dhe që mund t’i lexoni më poshtë:

1. Mos u hakmerrni dhe lëreni ta kuptojë se çka ka humbur.

2. Ndryshojeni rutinën, ndryshoni vendet në të cilat shkoni dhe të krijoni kujtime të reja, në të cilat nuk përfshihet ai.

3. Mos flisni me shumë njerëz për ndarjen, pasi nesër mund të pendoheni për atë që keni thënë.

4. Mos e ndiqni në rrjetet sociale, kështu nuk do ta keni të lehtë ta harroni.

5. Mos bini në grackën “dua që prapë të jemi miq”, është e rëndësishme t’i qëndroni larg.

6. Kujdes me lidhjet e reja. Mundohuni ta harroni krejtësisht ishin, para se të filloni diçka të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme