Gjashtë receta popullore për sëmundjet dhe plagët e lëkurës

Prishtinë | 13 Maj 2023 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Sëmundjet e lëkurës janë të shumta dhe të shumëllojshme, si nga shkaku i tyre ashtu edhe nga shenjat.

Por, theksojmë se në një shkallë të konsiderueshme ato varen nga niveli i higjienës vetjake. Sa më pastër të mbahet lëkura, aq më të rralla janë sëmundjet që shkaktohen nga mikrobet e ndryshme.

Sëmundjet e lëkurës mund të japin shenja të vuajtjes së tërë organizmit. Shenjat kryesore janë temperaturë dhe dhimbje.

Sëmundjet alergjike që lokalizohen në lëkurë japin eczema, urtikare, sëmundje ngjitëse si: fruthi, skarlatina, lija e dhenve etj. Paraqiten edhe sëmundje të tjera qelbësuese të lëkurës.

Ky grup sëmundjesh shkaktohet nga mikrobe të ndryshme. Në shfaqjet e tyre një nga faktorët kryesorë është: mosmbajtja e pastërtisë së lëkurës, moszbatimi i rregullave më elementarë të saj.

Disa nga këto sëmundje kanë karakter ngjitës dhe përhapen shumë në stinën e verës dhe të vjeshtës.

Po kështu formohen edhe fronkula dhe mastite (gjëndra të qelbëzuara). Ky është infektimi i gjendrave të djersës, gjendrës së yndyrës, që dalin në pjesë të ndryshme të trupit, në duar, në këmbë, qafë e në pjesën e poshtme rreth e qark anusit.

Mjekime popullore

1. Pas pastrimit të plagës nga mbeturinat e gjakut të indeve të nekrotizuara bëhet dizinfektimi me raki të fortë rrushi dhe pas 4-5 min lyhet me pomadën e përgatitur si vijon: përzihen 2 filxhanë gjalp i freskët ose dyll blete i sapo shkrirë në filxhan, lëkurën e dytë të shtogut të grimcuar, dhe lihet në zjarr deri sa të marri ngjyrën e kafesë së hapur.

Ena largohet nga zjarri dhe përzierja siç është e ngrohtë kullohet me napë të pastër. Në kullesë hidhen 5 të verdha vezësh dhe 1 lugë gjelle me rrëshirë pishe e përzihet me lugë druri derisa të formohet një pomadë e njëtrajtshme. Me këtë pomadë lyhet plaga 2 herë në ditë, për 5-6 ditë rresht ose deri në shërim të plotë.

2. Merrni një sasi myshku nga druri i lisit. Pasi lahet, vendoset mbi plagë dhe fashohet. Mjekimi bëhet 1 herë në 2 ditë.

3. Për mjekimin e plagëve të plumbit hidhni në një tenxhere të vogël 1-3 filxhanë me dyll blete, gjalpë ose vaj vegjetal. Pasi ngrohet gjalpi apo vaji, hidhet në tenxhere 1 ose 1.5 filxhanë pluhur nga cipa e dytë e shtogut dhe përzihet derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

Me këto njomen fitilat që do të futen në plagë 1 ose 2 herë në ditë. Futja e fitilave bëhet pasi plaga të jetë pastruar me raki të fortë rrushi.

4. Merren 2 të verdha vezësh, 1 filxhan vaj ulliri, 2 lugë kafeje niseshte, 2 lugë kafeje sheqer pluhur, përzihen sa të formohet masa e njëtrajtshme. Lyhet plaga 2 herë në ditë.

5. Nga jashtë, si mjekim lokal për sëmundjen e lëkurës apo kokunjëzave të lëkurës përdoret 50-100 gr bimë nga gjethe të njoma të arrës në 1 litër ujë dhe zihen për 10-15 min. lani kokunjëzat disa herë në ditë me këtë solucion.

6. Merrni 250 gr mjaltë të pavënë në zjarr e në të hidhni 10 thelpinj hudhre të shtypur mirë dhe i përzieni. Sipas thënieve të shumë mjekëve popullorë, vite më parë ky ishte ilaçi më i mirë për këtë sëmundje. Me këtë vazhdoni të lyeni të sëmurin çdo mëngjes.

Të ngjashme