Gjashtë ushtrime të cilat do t’jua forcojnë shpinën

Prishtinë | 06 Jan 2024 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Këto ushtrime nuk kërkojnë punë me pesha, andaj mund t’i bëni edhe në shtëpinë tuaj…

Nëse nuk keni probleme me shpinën dhe konsideroni që shpina nuk ju është mjaft e qëndrueshme dhe e fortë, atëherë patjetër duhet t’i bëni këto ushtrime.

Këtu nuk është fjala për ushtrimet të cilat bëhen me pesha dhe të cilat do t’ju ndihmojnë të shtoni masën e shpinës suaj dhe definimin e saj. Fjala është për ushtrimet të cilat janë të lehta dhe të thjeshta dhe të cilat mund t’i bëni në cilindo vend qoftë.

Qëllimi i këtyre ushtrimeve është që në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë t’i aktivizoni muskujt e shpinës suaj dhe t’u mundësoni aktivitetin ditor i cili ju është i nevojshëm.

Këto ushtrime duhet t’i bëni çdo ditë, sepse bazohen në shtrirje, andaj janë të shkëlqyeshme si ritual mëngjesor, i cili do t’ju zgjojë dhe do t’ju kthjellë.

Shikoni këtë video e cila do t’ju tregojë qartë si bëhen këto ushtrime.

Të ngjashme