Gjërat që duhet të dini për vitaminat

Prishtinë | 22 Pri 2023 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Vitaminat janë substanca organike të cilat janë të përhapura te bimët, shtazët dhe mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr nëpërmjet ushqimit dhe kanë rëndësi sepse ruajnë dhe mirëmbajnë metabolizmin e organizmit.

Vitaminat janë disa përbërës natyral prezent në pothuaj të gjitha ushqimet. Ndonëse në sasi të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit përfshi rigjenerimin e indeve dhe në mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.

Secili e di që trupit të njeriut i duhen vitaminat për të qenë i shëndetshëm.

Këto janë gjërat që duhet të dini rreth vitaminave.

Vitamina A

Ndihmon: Lëkurë të re, flokë të bukur, thonj të shëndetshëm, shikim të mirë dhe eshtra të fortë.
Gjendet: karrotë, djathë të fortë, qumshtë, ve, peshk, spinaq dhe mushkri.
Dëmtohet: Temperatura e lartë

Vitamina B1

Ndihmon: tru efikas, tretje të mirë, muskuj të shëndosh, zemër të shëndosh dhe gjumë kualitativ.
Gjendet: Tërshërë, arra, lajthi, fëstëk, mish derri, fasule, bizele, grurë.
Dëmtohet: përgatitja e gjatë, shtimi i kripës gjatë gatimit dhe pirja e kafes gjatë ushqimit.

Vitamina B2

Ndihmon: regjenerimin e qelizave, pamje të kthjellët dhe muskuj të shëndetshëm.
Gjendet:Qumësht, vezë, këpurdha, mish, bajame, grurë, djathë dhe maje buke.
Dëmtohet: ekspozimi i gjatë në diell

Vitamina B5

Ndihmon: memorie të mirë, disponim pozitiv, shërim të shpejt pas sëmundjeve, enë të shëndosha të gjakut dhe zemër të shëndosh.
Gjendet: Në të gjitha lloje e mishit, pulë, në të verdhën e vesë, brokolli, produkte të qumështit, fasule, oriz, tërshërë.
Dëmtohet: Ngrirja e përsëritur.

Vitamina B6

Ndihmon: sistem të fortë nervor dhe qarkullim të mirë të gjakut.
Gjendet: Drithëra, sallatë të gjelbër, lakër, banane, mish, salmon, arra.
Dëmtohet: Nga ekspozimi i gjatë në dritë

Vitamina B12

Ndihmon: peshë normale, imunitet të mirë, kujtesë të mirë dhe traktin e tretjes.
Gjendet: spinaq, soja, peshk, qumësht, në të kuqen e vezës, në të gjitha lloje e mishit, djathi.

Vitamina C
Ndihmon: Lëkurë të butë, imunitet të lartë, disponim pozitiv, flokë dhe thonj të shëndosh.
Gjendet: kopër, limon, lulelakër, kivi, asparagu, fruta të kuqe, fasule, bizele, rrepë.
Dëmtohet: Gatimi apo zierja

Vitamina D
Ndihmon: Eshtra të shëndetshëm, koagulim i mirë i gjakut, imunitet ndaj ftohjeve, eliminim i toksikeve, disponim pozitiv, enë të shëndosha të gjakut dhe zemër të fortë.
Gjendet: Djathë, në të verdhën e vezës, peshk, fruta deti, patate, vajra të perimeve dhe fasule.
Dëmtohet: Në disa forma të gatimit.

Vitamina E
Ndihmon: Sistem të mirë riprodhues, disponim pozitiv, mbrojtje nga ambienti jo i mirë i jashtëm.
Gjendet: Mish, vaj të lulediellit, misër, fara të kungullit,vajë të ullirit, arra, produkte të qumështit etj.
Dëmtohet: nga ruajtja e gjatë dhe mos konsumimi me kohë.

Vitamina K
Ndihmon: Shërim të shpejt të plagëve, qarkullim normal të gjakut.
Gjendet: Spinaq, lulelakër, lakër, karrotë, domate, dredhëza, qaj të gjelbër, majdanozi dhe në gjethet e hithit.
Dëmtohet: Qëndrimi i gjatë në dritë dhe gatimi i tejzgjatur.

Të ngjashme