Gjërat që nuk duhet të mungojnë në valixhe kur udhëtojmë

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa keni planifikuar të arratiseni për disa ditë pushime nga vendi, gjëja që na mundon më shumë është përgatitja e valixhes.

Zgjedhjen e veshjeve ia lëmë në dorë stilit tuaj, por gjithmonë duke u bazuar në motin e vendit ku do të udhëtoni. Ka pesë gjëra të cilat janë esenciale në udhëtimet në dimër:

1.

Kremi hidratues: Është shumë i rëndësishëm në këtë kohë pasi ajri  i ftohtë thanë lëkurën.

2.

Pallto pelushi: Shton gjithmonë një prekje të rafinuar dhe trendi në veshjen tuaj, ndërsa ju mban ngrohtë.

3.

Getat: Janë shumë të domosdoshme, pasi mund të tregoni anën tuaj femërore, por pa patur ftohtë. Vishini me një fund, fustan apo poshtë pantallonave të grisura.

4.

Balsam për buzët: Ashtu si hidratoni fytyrën, duhet të kujdeseni edhe për buzët. Vendoseni gjithmonë para se t’i lyeni me buzëkuq.

5.

Shalli: Mund të zgjidhni më mirë një shall të madh, me të cilin mbuloheni mirë dhe i jepni ngjyra veshjes suaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme