Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 15:23 | Nga

Shtatëzania thuhet se është periudha më e bukur e jetës së një femre.

Personat që bëjnë pjesë në jetën e saj, duhet të kenë parasysh se gjendja shpirtërore e tyre është e ndjeshme, prandaj nuk duhet t’i thoni disa gjëra.

1-Mendoj se ndihem shtatëzënë edhe unë

Deri në momentin që ju nuk e keni konfirmuar, nuk është mirë të flisni parakohe.

2-Dukesh shumë e shëndoshë

Ndoshta ajo e di këtë gjë, por nuk është e nevojshme ta dëgjojë nga të tjerët. Është e njëjta ndjesi, kur dikush komenton peshën

3-Nuk duhet ta bësh këtë veprim

Të bërit ushtrime për të mbajtur trupin e shëndoshë. Femrat shtatëzëna nuk janë të sëmura, ato duhet të vazhdojnë aktivitetin e tyre, me pak kujdes, por jo ta ndalojnë atë

4-Shijo muajt e fundit të lirisë

Të pasurit një fëmijë është diçka e mrekullueshme. Nënat e ardhshme nuk duhet të dëgjojnë këtë fjali dramatike, sikur jeta e tyre po merr fund. Negativiteti do ndikojë në shtatëzaninë e saj.

5-Ndoshta nuk duhet të hash këtë

Dihet që ato dëshirojnë të hanë gjithçka, pasi e shijonë në maksimum.Nësë e kanë vendosur ta konsumojnë,sipas intv.al  mos i ndaloni!

6-Po nëse fëmija…

Femrat shtatëzëna nuk kanë dëshirë që të tjerët të hamendësojnë sesi do jetë fëmija e tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd të parashikojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme