Gjërat të cilat nuk duhet t’i pastroni kurrë me ujë

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Uji është i njohur si ‘’zgjidhje universale’’, sepse mund të shpërndajë një larmi të gjerë të substancave, përfshirë papastërtinë, grimin dhe shumë kimikate.

Uji është gjithashtu pastrues për shumicën e sipërfaqeve brenda dhe përreth shtëpisë, por ekzistojnë disa objekte të zakonshme shtëpiake që uji mund ti dëmtojë.

Më poshtë keni një koleksion artikujsh, që nuk duhet t’i lani kurrë me ujë:

Mobiljet e drurit

Uji mund të dëmtojë orenditë tuaja prej druri, dhe të lërë shenja të bardha në to. Pastaj mund të ndodh që uji të fryjë druri n dhe ai të ndahet dhe plaset. Kështu që pastroni mobiljet e tuaja të drurit me një leckë të cilësisë më të mirë, ose vaj limoni për të shkëlqyer dhe mbrojtur drurin.

Lëkura

Tapiceria e lëurës, këpucët dhe çizmet, kanë nevojë për kujdesje të veçantë, por uji nuk duhet të merret parasysh në këtë rast. Uji mund të lërë shirita dhe pika të padëshirueshme dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojë çarje të lëkurës.

Bronzi dhe argjendi

Bronzi dhe argjendi mund të duken të papërshkueshëm nga lëngu, por përdorimi I ujit për të pastruar njolla do bëjë vetëm që ato të shtohen edhe më shumë. Është më mirë që të përdorni një pllakë bronzi ose argjendi të krijuar posaçërisht për të pastruar dhe mbrojtur këto sende metalike.

Instrumentet muzikore

Pavarësisht nëse jeni duke pastruar një instrument me bazë druri, të tilla si piano, kitarë, apo violinë, ose një instrument metalik siç është boria, saksofoni etj, të gjitha këto duhet ti mbani larg ujit. Uji do të zbardhojë dhe dëmtojë instrumentet me bazë druri, dhe mund të largoj shtresën mbrojtëse nga metalet. Për ti ruajtur tingujt e këndshëm që vijnë nga ai instrument, dhe tërheqjen vizuale që ka, përdorni vetëm pastrues që janë krijuar posaçërisht për instrumentet muzikore.

Mëndafshi

Disa pëlhura mëndafshi janë të krijuara për ti larë, por disa prej tyre dinë të jenë shumë delikate. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, larja e mëndafshit me ujë mund të shfaq njolla dhe tkurrje. Lyeni butësisht me një furçë të butë për të hequr papastërtitë dhe pluhurin e sipërfaqes, pastaj përdorni një sapun që është krijuar vetëm për pëlhura të brishta.

Pajisjet elektronike

Shtëpitë tona janë të mbushura me pajisjet elektronike, që herë pas herë mbushen me pa pastërti. Duhet të shmangni përdorimin e ujit për të pastruar këto gjëra, pasi uj mund të dëmtojë përgjithmonë komponentët elektronikë të ndjeshëm.

Tastierën e kompjuterit

Shumica prej nesh kalojnë kohë të madhe në kompjuter, kështu duke qenë të obliguar të mbajnë higjineën e tastierës në nivel. Është ide e mirë që ajo të pastrohet herë pas here, por jo me uje. Uji mund të prish elektronikën e tastierës, në vend të ujit hiqni thërrimet dhe papastërtitë me një leckë, ose furça të ndryshme./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme