Gjetja e shkencëtarëve të Yale University: Dieta ketogjene e lufton gripin

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Një dietë me yndyrë të lartë, karbohidrate të pakta si regjimi “Keto” ka fansat e vet, por gripi nuk është njëri prej tyre.

Sipas një studimi të universitetit të Yale, të publikuar me 15 nëntor në revistën Shkenca, Imunologji, minjtë e ushqyer me dietën “Keto” ishin në gjendje të luftonin më shumë gripin se sa minjtë të ushqyer me ushqime të pasura me karbohidrate të shumta, shkruan YaleNews, përcjell Literal Media.

Dieta ketogjene – e cila për njerëzit përfshin mish, peshk, shpendë, perime pa nisheste – aktivizon një nëngrup të qelizave T në mushkëri, të cilat nuk kanë qenë më përpara të lidhura në reagimin e sistemit imunitar ndaj gripit, duke rritur prodhimin e mukozës në qelizat në rrugët e frymëmarrjes të cilat mund të kapin efektivisht virusin, raportojnë hulumtuesit.

‘Kjo ka qenë një e gjetur absolutisht e papritur’  tha bashkautori Akiko Iwasaki, profesor i imunobiologjisë dhe biologjisë molekulare e qelizore në Waldemar Von Zedtwitz, dhe hulumtues i Institutit Mjekësor Howard Hughes.

Ky projekt hulumtimi ka qenë ide e dy stazhierëve – njëri që punon në laboratorin e Iwasakit dhe tjetri me bashkautorin Vishwa Deep Dixit, profesor i mjekësisë krahasuese dhe mikrobiologjisë në Waldemar Von Zedtwitz. Ryan Molony, i cili  ka punuar në laboratorin e Iwasakit, kishte gjetur që aktivizuesit e sistemit imunitar të quajtur inflamasomë, mund të shkaktojnë reagime të dëmshme në organizmin në të cilin gjenden. Emily Goldberg, e cila ka punuar në laboratorin e Dixit, ka demonstruar që dieta ketogjenike bllokon formimin e inflamasonëve.

Që të dy kanë qenë kurreshtarë të dinin nëse dieta mund ta ndikojë përgjigjen e sistemit imunitar ndaj patogjenëve të tillë si virusi i gripit.Ata gjetën që minjtë e ushqyer me dietë ketogjene dhe të infektuar me grip kanë pasur përqindje më të lartë të mbijetesës se sa minjtë të ushqyer me dietë normale me shumë karbohidrate.

Specifikisht, hulumtuesit gjetën që dieta ketogjene ka nxitur lirimin e qelizave gama delta T, qeliza të sistemit imunitar të cilat prodhojnë mukozën në brendësinë e qelizave të mushkërive, gjersa dieta e pasur me karbohidrate nuk e bënte një gjë të tillë.

Kur minjtë u shumuan pa gjenin që kodon qelizat gama delta T, dieta ketogjene nuk siguroi mbrojtje ndaj  virusit të gripit.

Sipas Dixit, “ky studim tregon se si trupi  me mënyrën si e djeg yndyrën për të prodhuar trupa ketogjene nga ushqimi që hamë, mund të nxisë sistemin imunitar që të luftojë infeksionin e gripit”. (Përktheu: Azem Deliu)

Të ngjashme