Gjiko dhe Elita Rudi nisin pushimet në Vlorë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gjiko dhe partnerja e tij, Elita Rudi, duket se kanë nisur pushimet e para të verës.

Me lehtësimin e masave të COVID-19, çifti i famshëm i showbizit si destinacion për pushime kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, Dhërmi.

Është artisti nga Peja, ai i cili ka ndarë me ndjekësit një fotografi familjare në profilin zyrtar në Instagram.

Në imazhin e publikuar për 685 mijë fansat, Gjiko dhe Elita shfaqen mjaft të lumtur nën shoqërinë e djalit të tyre, Zërit.

Një imazh atraktiv nga pushimet e ka ndarë edhe Elita në Instagramin e saj, e cila shfaqet në formë të mahnitshme në pozën me bikini.

Komplimentet dhe reagimet pozitive krahas këtyre postimeve nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tyre.

Gjiko përndryshe shumë shpejt pritet të sjell projektin e ri muzikor të titulluar “Xhiro”.

Të ngjashme