Gjinia nuk ndikon në tolerancën ndaj dhimbjes

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 22:00 | Nga

Pavarësisht nga imagjinata popullore që beson se gratë e tolerojnë më mirë dhimbjen se burrat, një studim i kryer nga Universiteti i Malagës analizoi diferencat mes burrave dhe grave bazuar në eksperiencat e tyre me dhimbjen kronike dhe tregoi se diferencat janë minimale.

Përkundrazi rezistenca e një personi, aftësia për të kapërcyer situata jo të favorshme, ajo që përcakton aftësinë e ulët apo të lartë për ta pranuar dhimbjen lidhet me një sërë karakteristikash që e pajis individin me cilësi për ta duruar dhimbjen kronike.

Përfundimet dolën nga analizimi i 400 pacientëve me dhimbje kronike të shtyllës kurrizore (190 burra dhe 210 gra) dhe rezultatet sinjalizuan më shumë ngjashmëri se diferenca mes dy gjinive.

Carmen Ramírez-Maestre, udhëheqësja e këtij kërkimi shprehet se: “Personat më rezistentë kanë prirjen për ta pranuar dhimbjen, e kuptojnë që është kronike dhe i fokusojnë sforcimet e tyre në zhdukjen e saj dhe i drejtojnë energjitë e tyre të drejt një jete më të kënaqshme”. Pacientët që e pranojnë këtë fakt perceptojnë një intensitet më të ulët, kanë një nivel më të madh të aktivitetit ditor dhe kanë një gjendje shpirtërore më të gjallëruar.

Frika ndaj dhimbjes

Rezultatet u publikuan në revistën “The Journal of Pain” dhe treguan se pacientët që e kishin më shumë frikë dhimbjen shfaqnin nivele të larta të ankthit dhe depresionit.”Por ky rezultat u vu re më shumë në kampionin e meshkujve dhe lidhej me një intensitet më të lartë të dhimbjes duke qenë e vetmja diferencë për sa i përket gjinisë së pacientit,” – përfundon autorja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme