Gjumi tek adoleshentët, çështje që duhet të jetë primare për prindërit e tyre

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit e kalojnë rreth një të tretën e jetës së tyre në gjumë, kjo ndikon në përmirësimin e përqendrimit dhe produktivitetit.

Ekspertët i këshillojnë prindërit që adoleshentët kanë nevojë për përcaktimin e rreptë të orarit të gjumit: Gjumi është jetik për zhvillimin mendor dhe fizik të adoleshentëve.

Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për zhvillimin mendor dhe fizik të adoleshentëve, megjithatë shumica e prindërve kanë lënë anash këtë çështje të rëndësi.

Një studim i bërë nga shkencëtarët në New York, ka konstatuar se prindërit duhet të caktojnë orare të rrepta për adoleshentët – deri në moshën 18 vjeç, ata gjurmuan 193 adoleshentë, nga 14 deri në 17 vjeç dhe prindërit e tyre për shtatë netë.

Ata zbuluan se nuk ishte caktuar asnjë orar i gjumit për 74 përqind të të anketuarëve.

Të ngjashme