“Google” do t’u japë më shumë prioritet lajmeve origjinale

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Motori gjigant i kërkimit “Google” do t’u japë prioritet lajmeve origjinale, një lajm ky që inkurajon gazetarinë cilësore.

Në një njoftim të bërë disa orë më parë në blog, “Google” raporton se do të mbështesë “raportimin origjinal”, çka do të përmirësojë rezultatet e kërkimeve.

Nisma do t’u japë gjithashtu dorë mediave të vogla lokale që investojnë kohë dhe mund për të raportuar lajme në kohë më të shpejtë se televizionet e mëdha gjeneraliste.

Deri më tani kanë qenë gjithmonë kompanitë e mëdha mediatike që kanë thithur audiencë, ndonëse lajmet mund të jenë raportuar më herët nga mediat e vogla lokale.

Tanimë lajmet e cilësisë së lartë do të përfshijnë një përshkrim të burimeve origjinale por ato duhet të jenë të sakta dhe brenda standardeve profesionale të gazetarisë.Sponsored by Revcontent

“Google” do t’u kërkojë gjithashtu lexuese të marrin në konsideratë edhe historikun e raportimeve cilësore apo nëse publikuesi ka fituar çmime si ai Pulitzer. Motori i kërkimit do të japë të dhëna se sa informacion origjinal ka një artikull i caktuar.

Sidoqoftë duhet të themi se jo gjithmonë raportimi i tipit “breaking news” (lajmi i fundit) është më cilësori. Megjithatë gazetarët do të vihen më shumë në lëvizje për të sintetizuar apo zgjeruar lajme të caktuara, me qëllim që t’i japin publikut një pikturë më të qartë të realitetit.

Nisma e “Google” do të ndihmojë përpjekjet për të sjellë më shumë kënde të së vërtetës dhe më shumë kuptim te lexuesi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme