Google e mundëson dërgimin e e-mailave në kohë më të përshtatshme

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Google e shënon ditëlindjen e 15-të të Gmailit me disa shtesa shumë të dobishme për shërbimin e popullarizuar të e-mailit. Për fillim, është prezantuar opsioni i mesazheve të organizuara, ashtu që ato të mbërrijnë tek pranuesi në kohë më të përshtatshme. Nëse keni nevojë ta shkruani e-mailin e punës më vonë natën, por nuk doni t’i shqetësoni kolegët jashtë orarit të punës, dërgimi i e-mailit mund të shtyhet derisa kolegu juaj të kthehet në zyre, njofton Engadget.

Gjithashtu, opsioni Smart Compose mëson të përshtatet me stilin personal të përdoruesit. Funksioni, i bazuar në inteligjencën artificiale, tani di se si t’i njohë përshëndetjet e zakonshme të përdoruesve. Kjo do të thotë që nëse zakonisht e filloni një email me “Hey” ose “Hello”, nuk do të duhet ta përsërisni këtë secilën herë, shkruan KOHA Ditore.

Ky ekstension filloi në fillim të marsit ndërsa Google ka konfirmuar se Smart Compose tani është në dispozicion në pajisjet e tjera të Android, dhe jo vetëm në Pixel 3, dhe punon në frëngjisht, spanjollisht, italisht dhe portugalisht.

Të ngjashme