Gratë pëlqejnë më shumë burrat me mjekër

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Në ditët e sotme mjekrat konsiderohen si një atribut i stilit elegant. Burrat që e rruajnë fytyrën e tyre kalojnë mesatarisht 3350 orë të jetës së tyre në banjë sipas statistikave. Kjo mundet të jetë ndoshta një nga arsyet se pse burrat ditëve të sotme e kanë bërë trend bartjen e mjekrës.

Sipas Bright Side, lajmi i mirë është që kjo jo vetëm që kursen kohë, por edhe tërheq më shumë gra.

Shkencëtarët nga disa universitete australiane si dhe nga Universiteti i Turkut në Finlandë u interesuan për këtë tendencë dhe vendosën të zbulojnë se pse mjekra është më tërheqëse për gratë tek një mashkull.

Rreth 8500 gra janë ftuar të marrin pjesë në një eksperiment, këtyre të gjithave u janë treguar dy fotografi një e ku ishte një burrë pa mjekër dhe në një fotografi tjetër ishte një burrë i cili kishte mjekër.

Nga ky eksperiment doli që më shumë gra kishin zgjedhur burrin me mjekër se atë pa, shkruan Bright Side.

Të ngjashme