Gratë po pendohen pas ngrirjes së vezëve për shkak të karrierës

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 11:23 | Nga

Pothujase gjysma e grave në mbarë botën, po ngrijnë vezët e tyre pasi frikësohen se karriera e tyre mund të devijojë me ndryshimin e statusit të tyre në ‘prindër’.

Por, ndërsa shumica ndihen më të fuqishme me këtë vendim, një nga e gjashta grua ndjenë keqardhje të rëndë dhe 49 për qind ndihen më të shqetësuara dhe të penduara se sa të lumtura ndaj këtij veprimi, njofton Klan Kosova.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, pranojnë se ishin disi të hutuar nga rezultatet, të cilat erdhën nga vëzhgimi i mijëra pacientëve të tyre midis 2012 dhe 2016.

Ata thonë se nuk duket se ka të bëjë me mungesën e mbështetjes apo këshillimit, pasi që 70 përqind e të anketuarve ndiheshin të mbështetur. As nuk ishte për shkak se gjërat po shkonin keq: asnjë nga pacientët e anketuar nuk kishte humbur vezoret e tyre.

Arsyeja më e mundshme del të jetë se ato besojn që gratë mund të kenë frikë se pavarësisht ngrirjes së vezëve të tyre, për t’u përqëndruar në karrierën e tyre pa u ballafaquar me mosfunksionimin e moshës, ato megjithatë mund kanë mëdyshje kur vendosin t’i shkrijnë ato për t’i rikthyer në funksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme