Grejpfruti – antibiotik natyral

Prishtinë | 15 Sht 2023 | 23:17 | Nga

Antibiotiku më i fortë natyral që shkatërron një gamë të gjerë të mikrobeve, përfshirë viruset, bakteriet dhe kërpudhat është ekstrakti i farave të grejpfrutit, i njohur si citrofit.

Grejpfruti njihet si antioksidant me efekt të fortë anti-bakterial. Ai është i pasur me vitaminat A, B, C, D, E dhe K, si dhe kalcium, fosfor, magnez, zink, bakër dhe hekur.

Por pasuria e tij e vërtetë gjendet në fara.

Nga fara dhe pulpa e grejpfrutit ne marrim citrofitin – antibiotikun më të fortë që vepron në forcimin e sistemit imunitar, transmeton Klan Kosova.

Përfitimet e frutit të grejpfrutit:

Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak

Është ideal për parandalimin e gripit dhe ftohjeve

Ka efekt kundër alergjive të ndryshme

Trajton inflamacionet akute dhe kronike

Ndihmon në trajtimin e infeksioneve gastrike

Shëron sëmundjet që shkaktohen nga parazitët

Është shumë efektiv në trajtimin e etheve në buzë dhe gojë, si dhe buzëve të çara dhe të thata

Ndihmon në parandalimin e kariesit të dhëmbëve

Ndihmon me dhimbjet dhe inflamacionet e veshit

Shumë i mirë kundër zbokthit

Ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve, djegieve dhe problemeve me lëkurën

Qetëson kafshimet e insekteve të ndryshme

Ndihmon me infeksionet e këmbëve

Vepron në mënyrë efektive në infeksionet vaginale

Ndihmon punën e mëlçisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme