“Gripi kurohet me facoleta të përdorura”, kompania i shet për 70 euro

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Të kurosh gripin dhe virozat në mënyrë natyrale? Për një kompani kaliforniane, ka një mënyrë të çuditshme për ta bërë: duke blerë një kuti me facoleta të përdorura, plotë me viruse, të cilat lejojnë që të forcohet sistemi imunitar.
Ideja e pazakontë i erdhi një danezi, i cili krijoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompaninë ‘Vævtissue’, e cila merret pikërisht me këtë produkt.

Kompania e përkufizon veten si “kompania e facoletave më të guximshme në botë”.

“Besojmë se kur vjen stina e gripit, duhet të përgatitesh që të sëmuresh sipas mënyrës tënde. Nuk bëhet fjalë për substanca kimike apo ilaçe që japim ne të Væv.

Kemi bindjen se përdorimi i një facolete që mbart një teshtime njerëzore, është më e sigurtë se sa shiringat apo pilulat. Nuk është si çdo facoletë që ke përdorur më parë, neve na pëlqen ta bëjmë, por do e bësh edhe ti”, deklaron kompania, citon noa.al.

Në dyqanin online të Vævtissue këto facoleta shiten për 79.99 dollarë, ose rreth 70 euro.

Të ngjashme