Gruaja e dytë që do ta sfidojë Trumpin në zgjedhjet e 2020’ës

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Edhe nje grua tjetër ka njoftuar sot se do të kandidojë për në zgjedhjet e 2020’ës për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Gazeta Metro.

Senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, njoftoi të hënën se do të kandidojë për Presidente të SHBA’ve në zgjedhjet e 2020’tës, kështu, ajo i’u bashkua një numri të madh të demokratëve që duan ta sfidojnë Presidentin aktual nga radhët e Republikanëve, Donald Trump.

Shpalljen e kandidaturës e bëri me fjalët: “E dua vendin tim, e dua vendim tim” dhe shtoi se “Tani është koha kur unë kam një ndjenjë përgjegjësie se duhet të ngrihem dhe të luftojë.”

Kandidatura e saj e vendos atë në një pozitë, që nëse mundet të arrijë të fitojë nga demokratët e pastaj ta mund Trumpin, ku do të bëhej gruaja e parë me ngjyrë që do ta udhëhiqte Amerikën. Do ta bënte dy herë historinë.

Harris është e para grua afro-amerikane  dhe e treta grua që kandidon për ta drejtuar Shtëpinë e Bardhë në 2020.

Dy kandidatët tjera po nga radhët e demokratëve që kanë shpallur kandidaturat e tyre janë senatorja e Massachusetts, Elizabeth Warren dhe senatorja e New York’ut, Kirsten Gillibrand.

Të ngjashme