Halle Berry ju tregon si të keni sukses

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 15:11 | Nga

Ne të gjithë mund të marrim shembull nga Halle Berry se si të kalojmë sfidat dhe të gjejmë suksesin.

Inspirimi mund të vijë kudo dhe nga çdo kush. Të marrim shembull fituesen e Academy Award Halle Berry.

Berry nuk kishte një jetë me privilegje. Duke qenë vajzë me ngjyrë e rritur vetëm nga nëna , ajo ndiqte shkollën ku ishin gati të gjithë të bardhë, Berry e dinte që do të ngacmohej.Por ajo mësoi shumë përgjatë rrugës të cilat e fuqizuan atë të fitonte nga rasti dhe të bëhej gruaja që është sot.

Berry ishte spikerja kryesore në City Gala, një ngjarje e cila ka të bëjë me sipërmarrësinë dhe krijimin e një të ardhme të ndritshme përmes bamirësisë. Ajo tregonte se si i kaloi sfidat e më hershme dhe ende vazhdon të mësojë nga jeta.

Këtu janë tri gjëra që e ndihmuan Berry të arrijë sukses varësisht mundësive.

1.Lidhni mundësinë me pasionin

Suksesi, i definuar nga Berry, është ku mundësia dhe pasioni takohen. ’’Unë mundohem të kuptoj se çfarë mundësi kam dhe se në çfarë jam e mirë’’, tha ajo. Kur je në gjendje të kombinosh mundësitë me pasionet e tua, atëherë ti je duke jetuar një jetë të mbushur me qëllime.

Për Berry, qëllimi vjen në formë të shërbimit. Ajo thotë që ka pasur kënaqësi të madhe duke fituar para për Jenesse Center, një program për intervenimet në dhunën në familje. Dhuna në familje, tha ajo, është ende tabu dhe e keqkuptuar. Por prek të gjithë hapat e jetës dhe ka ndikim te gratë në çdo vend. ’’Është puna ime që t’i bëj gratë të flasin për atë’’, tha ajo.

2.Gjeni një këshillues, pastaj bëhuni një i tillë

Nëna e Berry punoi shumë për fëmijët e saj, kështu që Berry përshkruan veten si ‘’fëmijë që u rrit pa mbikëqyrjen e askujt’’. Mësuesja e saj e klasës së pestë, Yvonne Sims, vuri re Berry dhe u interesua shumë rreth saj. ‘’Ajo më mbushi me vlera’’, tha Berry, e cila është e afërt me Sims tash e 40 vite. Sot, ajo është ndrikulla e fëmijëve të Berry.
Berry, pastaj, ka marrë mbikëqyrjen seriozisht dhe ka mbikëqyrur disa njerëz të ri. ’’Gjithmonë e kam ditur sa e rëndësishme është kjo’’, tha ajo.

3.Jini mirënjohës ndaj gabimeve tuaja

Gjatë emisionit të saj, Berry foli për gabimet në martesë, duke iu referuar divorcit të saj me Oliver Martinez. Ajo tha, ‘’të gjithë, veçanërisht gratë, martohen duke menduar se do të zgjasë përgjithmonë. Por kur ajo nuk funksionon, të duket dështim i madh’’.

Derisa e pranoi se ndihej e turpëruar, fajtore dhe e përgjegjshme, ajo është shumë mirënjohëse per ato që ka mësuar. ’’Të gjitha ato marrëdhënie ishin të nevojshme për mua’’, tha ajo. Për atë, jam mirënjohëse. Berry tani ato mësime ua mëson fëmijëve të saj, të cilët janë fokusi i saj kryesor.

Me të gjitha ato fillime që përfundojnë në dështime, çdo sipërmarrës i suksesshëm po lufton kundër mundësive. Por duke lidhur mundësinë me pasionin, duke vlerësuar mbikëqyrjen, dhe duke gjetur të mirën në gabime, ne mund të ndjekim shembullin e Berry dhe të fitojmë nga ato mundësi dhe të kemi sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme