Hani brokoli për dhëmb të shëndetshëm

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Brokoli përmban një gamë të gjerë të lëndëve ushqyese, disa prej të cilave dihet se mbështesin shëndetin oral dhe parandalojnë sëmundjet e dhëmbëve.

Brokli është një burim i mirë i vitaminës C dhe kalciumit, dy lëndë ushqyese të cilat parandalojnë sëmundjet  parodontale.

Një hulumtim tregon se sulforafani që gjendet në brokoli mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit oral.

Disa burime pohojnë sipas Healthline se ngrënia e broklit të papërpunuar mund të ndihmojë në zbardhjen e dhëmbëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme