Hani fara kungulli rregullisht

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 23:04 | Nga Ekonomia Online

Farat e kungullit janë me të vërtetë të vogla, por përfitimet e tyre dhe vlerat ushqyese janë shumë të mëdha.

Nëse ju hani pak fara kungulli, do të merrni sasinë e nevojshme të yndyrave të shëndetshme në trup, magnez dhe zink gjithashtu, shkruan EO.

Gjeni më poshtë përfitimet që merrni, nëse hani sa më shumë fara kungulli.

Farat e kungullit kanë shumë vlera ushqyese, ato janë të pasura me:

  • Fibra: 1,7 gram.
  • karbohidrate: 5 gram.
  • Proteina: 7 gram.
  • Yndyra: 13 gram (6 prej të cilave janë omega-6s).
  • Vitamina K: 18%
  • Fosfor: 33%
  • Mangan: 42%
  • Magnez: 37%
  • Hekur: 23%
  • Zink: 14%
  • Bakër: 19%

Farat e kungullit janë të pasura edhe me antioksidantë. Ato përmbajnë karotenoide dhe vitaminën E. Antioksidantët që gjenden te farat e kungullit, luftojnë inflamacionin, mbrojnë zemrën tuaj nga sëmundjet. Farat e kungullit gjithashtu mbrojnë qelizat nga radikalet e lira.

Farat e kungullit reduktojnë edhe riskun për t’u prekur nga kanceri

Përmirësojnë shëndetin e prostatës dhe fshikëzës urinare.

Kanë përmbajtje të lartë të magnezit

Ulin presionin e gjakut dhe mbrojnë zemrën nga sëmundjet.

Nëse keni probleme me gjumin, ju këshillojmë të hani sa më shumë fara kungulli, pasi ato ju ndihmojnë në regjimin e gjumit. Ato janë një burim natyral i triptofanit, një aminoacid që mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit.

Doni të dobësoheni? Përfshini edhe farat e kungullit në dietën tuaj, ato do t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të dobësoheni më shpejt.

Mund të përmirësojnë cilësinë e spermës

Nivelet e ulëta të zinkut, lidhen me cilësinë e reduktuar të spermës dhe një rritje të rrezikut të infertilitetit te meshkujt. Meqë farat e kungujve janë të pasura me zink, ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës.

Të ngjashme