Hudhra për rritje natyrale të thonjve

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Nëse keni thonj të hollë, të cilët qërohen dhe thyhen lehtë, këtë problem mund ta zgjidhni përmes përdorimit të hudhrës.

E gjitha që ju duhet është një thelb hudhre, sipas profesionistëve, të cilin do ta shtypni dhe fërkoni në thonj. Mbajeni ashtu rreth gjysmë ore, pastaj lani mirë duart. Për të hequr më lehtë aromën e hudhrës, vendosni pak limon dhe fërkoni duart. Limoni i forcon dhe përforcon thonjtë. Ose bëni regjenerator nga hudhra për forcim dhe rritje të shpejtë të thonjve.

Regjenerator nga hudhra

Stilistja e thonjve, Amire Gashi, nga Qendra “Esthetica” jep disa këshilla për përgatitje të regjeneratorit nga hudhra. Një thelb hudhre priteni imët dhe qiteni në llak të pangjyrë të thonjve. Lëreni të qëndrojë 48 orë. Çdo të dytën dytë lyeni thonjtë. Mos i hiqni shtresat.

“Pas herës së pestë hiqeni shtresat dhe lyeni sërish thonjtë. Për një kohë të shkurtër (2 – 3 javë) do të jeni të kënaqura me suksesin: do të keni thonj të fortë, të cilët më nuk do të qërohen”, shton ajo.

Receta, sipas saj është e verifikuar, ka pak aromë intensive të hudhrës, mirëpo shumë shpejt zhduket. “Prandaj, të mos ju bëhet kjo pengesë që në mënyrë natyrale të arrini të keni thonj të bukur, të shëndetshëm dhe të fortë”, këshillon ajo..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme