Humbja e nuhatjes, treguesi më i saktë i koronavirusit

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Humbja e shqisës së të nuhaturit mund të jetë tregues më i saktë i COVID-19 sesa kollitja apo temperatura, thuhet në një studim të ri.

Një studim nga University College London (UCL) i 590 njerëzve që kanë humbur shqisën e të nuhaturit apo të të shijuarit në fillim të këtij viti, ka gjetur se 80 për qind prej tyre kishin antitrupa të koronavirusit.

Nga këta njerëz me antitrupa, 40 për qind nuk kanë pasur simptoma të tjera, shkruan BBC.

Sidoqoftë, studimi i përcolli vetëm njerëzit me simptoma të buta. Provat se humbja e shqisës së të shijuarit dhe të të nuhaturit mund të jenë shenja të koronavirusit filluan të dalin nga prilli dhe ishin shtuar në listën zyrtare të simptomave në mes të majit, transmeton KOHA.

Udhëzuesi i tanishëm paraqet se kujtdo që i humb apo i ndryshon shqisa e të nuhaturit apo e të shijuarit duhet të vetizolohet dhe të testohet. Por, autorja kryesore e studimit të UCL-së, Rachel Batterham, thotë se kollitja dhe temperatura ende konsiderohen nga të gjithë si simptomat kryesore të cilat duhet të gjurmohen.

Ajo ka rekrutuar njerëz mes 23 prillit dhe 14 majit, duke dërguar mesazhe nëpërmjet katër kirurgëve në Londër. Ka regjistruar ata që kanë raportuar se kanë humbur shqisën e të nuhaturit apo të të shijuarit në katër javët e para.

Të gjithë këta pjesëmarrës ishin testuar për antitrupa dhe katër nga pesë persona ishin pozitivë, duke treguar se kanë qenë të infektuar më herët me COVID-19.

Studimi ishte sforcuar nga fakti se të gjithë pjesëmarrësit kishin simptoma të buta, që përfshinin apo ishin të kufizuar në humbjen e shqisës së të nuhaturit apo shqisës së të shijuarit, kështu që nuk mund të jenë përfaqësues të denjë të tërë pacientëve me COVID-19.

Vëmendje ndaj simptomave

Por, zbulimet e studimit e theksojnë rëndësinë se secili njeri duhet ta përcjellë çfarëdo ndryshimi në shqisën e të nuhaturit apo të të shijuarit dhe të vetizolohet nëse e sheh se nuk mund t’i nuhasë gjësendet “e përditshme” si parfumi, pasta e dhëmbëve, zbardhuesi apo kafeja, ka thënë prof. Batterham.

Përderisa jo krejt pacientët me koronavirus medoemos do ta humbin shqisën e të nuhaturit, nëse kjo ndodh ka shumë gjasa se është për shkak të koronavirusit, paraqet ky studim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme