Humbja e peshës – preferohet ushqimi në mëngjes, jo në mbrëmje

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha kaloritë konsiderohen “të barabarta” kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.

Dikur koha e ditës që ushqeheni nuk kishte rëndësi për aq kohë sa ju merrni sasinë e duhur të kalorive për qëllimet tuaja.

Por, ndërsa kuptimi ynë i të ushqyerit ka evoluar, ne kemi mësuar se të ushqyerit herët gjatë ditës mund të jetë më e favorshme për sjkrirjen e kilogramëve, ndërsa ngrënia më vonë mund të ndërhyjë në humbjen e peshës.

Ushqimi në mbrëmje shpesh bëhet pa kontroll – menodni sa here keni ngrënë çokollata apo kokosha përderisa keni shikuar TV. Mbrëmjet gjithashtu mund të mbushen me kohë të parregulluar, që do të thotë se ushqimi në këtë kohë hahet mund të plotësojë një “zbrazëti” – nëse jeni të mërzitur, është e lehtë të kënaqni veten me ushqime me sheqer të lartë kur nuk keni nevojë të përqendroheni në detyra të tjera siç janë puna ose veprimet.

Për të qenë e qartë, kaloritë e tepërta që konsumohen në çdo kohë të ditës do të rezultojnë në shtim në peshë.

Por, shumë nutricionistë kanë vërejtur që klientët ndjehen më mirë kur konsumojnë shumicën e kalorive të tyre më herët gjatë ditës. Në këtë mënyrë, në mbrëmje ata janë më të ngopur dhe mund të kenë më pak të ngjarë t’ia teprojnë me çokollata apo patatina.

Të ngjashme