Humbni peshë me këtë pije që përgatitet lehtë

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Dëshironi t’i humbni kilogramët e tepërt, por palestra nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje. Për t’i lehtësuar gjërat për të gjithë personat “dembelë”, ekspertët kanë prezantuar një pije krejtësisht natyrale e cila ju ndihmon të humbni peshë.

Kjo pije, sipas ekspertëve, i djegë qindra kalori sepse e shpejton metabolizmin dhe rrjedhimisht kontribuon në procesin e humbjes së peshës.

Përbërësit:

– 2 lugë çaji mjaltë

– 1 lugë çaji kanellë

– 1 gotë ujë (235 ml)

Përgatitja:

Vlojeni ujin dhe pastaj shtojeni kanellën dhe mjaltin. Mbulojeni dhe lëreni ashtu deri sa të ftohet pak, por duhet të jetë mjaftueshëm e vaktë sa për ta pirë./mapo

Të ngjashme