Ilaçet më të mira kundër ftohjes dhe temperaturës

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

laçi më i mirë kundër ftohjes dhe temperaturës së lartë trupore është pushimi, kështu duke bërë që personat me grip të ndihen më mirë dhe ta kalojnë më shpejt gjendjen në të cilën ndodhen.

Meqë marrja e medikamenteve për uljen e temperaturës subjektivisht mund ta përmirësojë situatën, pacientët shpesh ndihen më mirë, prandaj ngrihen nga shtrati dhe vazhdojnë me aktivitetet e përditshme, dhe nuk pushojnë sa duhet.

Temperatura e lartë është e rëndësishme në luftën kundër infeksionit.

Që trupi të marrë sa më shumë vitamina dhe produkte bimore sekondare – kimikate mbrojtëse të prodhuara nga bimët, që kanë veti shëruese për njerëzit, rekomandohen shumë fruta dhe perime.

Dy bimët çudibërëse për pengimin e viruseve dhe të baktereve dhe për forcimin e sistemit imunitar janë rrika (lloj rrepe) dhe qepa./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme