Imunoterapia ofron shpresë për ata që vuajnë nga kanceri i prostatës

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Një testim i madh i një ilaçi të imunoterapisë ka treguar se mund të jetë efektiv tek disa burra që vuajnë nga kanceri i përparuar i prostatës.

Ata nuk reagonin më ndaj trajtimeve kryesore për këtë lloj të kancerit.

Studiuesit zbuluan se një pjesë e vogël e burrave, të përshkruar si “super reagues”, ishin në gjedje të mirë edhe pasi përfundoi testimi, megjithëse kishin një prognozë shumë të dobët para trajtimit.

Javën e kaluar u raportua se i njëjti ilaç ishte dëshmuar e efekte pozitive në trajtimin e kancereve të përparuara të kokës dhe qafës.

Çarë është imunoterapia?

Imunoterapia përdor sistemin tonë imunitar për të njohur dhe sulmuar qelizat kancerogjene.

Tashmë është duke u përdorur si një trajtim standard për disa kancere siç janë melanomat – dhe duke u testuar edhe për shumë të tjera.

Të ngjashme