Inteligjenca artificiale ndihmon në identifikimin e problemeve në zemër

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Një mënyrë e re për të identifikuar një gjendje të zakonshme që ndikon në rrahjet e parregullta të zemrës, mund të zbulohet përmes inteligjencës artificiale.

Fibrilacioni atrial prek një milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrit rrezikun e goditjes në tru dhe probleme afatgjata të zemrës.

Është relativisht e thjeshtë për t’u diagnostikuar kur zemra është duke rrahur në mënyrë të parregullt, por jo kur kthehet në normale.

Modelimi i kompjuterit në Klinikën Mayo në ShBA mund të identifikojë shenja që tregojnë anomali të mëhershme.

Studiuesit thanë që ishte ende në faza të hershme, por besonin se sistemi mund të çojë në zbulimin më të hershëm dhe më të lehtë të problemit.

Kjo bën që pacientët të marrin trajtimin e duhur, duke kursyer jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme