Ja sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Prishtinë | 05 Maj 2023 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa.

A mjaftojnë 10,000 hapa për të përmirësuar shëndetin? A duhet të ecni më shumë apo më pak?

Në këtë artikull të Ekonomia Online do të mësoni më shumë për ecjen dhe rolin e saj në përmirësimin e shëndetit. Ajo që duhet të dini është se numri i hapave që duhet të hidhni çdo ditë është në varësi të peshës trupore dhe objektivit që i keni vënë vetes.

Sipas të dhënave, një njeri ecën mesatarisht 4000 hapa në ditë.

Nëse dëshironi të arrini objektivin e 10,000 hapave në ditë, që do të thotë rreth 6 kilometra idealja është që të ecni 1000 hapa më shumë çdo ditë për dy javë. Nëse ju tashmë e keni arritur objektivin e 10,000 hapave në ditë, ose nëse jeni aktivë dhe dëshironi të humbisni në peshë, duhet patjetër të vendosni një objektiv të ri.

Vlerat e ecjes në shëndet

Ecja është një lloj aktiviteti fizik të cilin mund ta kryejnë të gjithë. Për të ecur, njeriu ka nevojë për një palë atlete të mira dhe të rehatshme për këmbën. Çdo pajisje tjetër është e panevojshme.

Sipas studimeve disponon ecja si një aktivitet i rregullt fizik mundet të pakësojë rrezikun e shfaqjes së:

Sëmundjeve të zemrës
Mbipeshës
Diabetit
Tensionit të lartë të gjakut
Depresionit.

Ekspertët më në zë të shëndetit rekomandojnë që njeriu duhet të ecë të paktën 150 minuta në javë. Sipas tyre, ecja duhet të jetë e shpejtë.
Intensiteti i ecjes duhet rritur gradualisht javë pas jave, thonë ata. Nëse ecja e shpejtë ju duket e vështirë, sërish është më mirë të jeni në lëvizje se të bëni asgjë.

Çdo lëvizje është në të mirë të shëndetit, thonë shkencëtarët. Pasi të keni vendosur një objektiv, modifikojeni rutinën tuaj sipas qëllimit.
Nëse keni një qen, dilni me të shëtitje. Ecni çdo ditë me një mik ose edhe vetëm. Dëgjoni muzikë ritmike që t’ju motivojë për të ecur më shpejt.
Dilni shëtitje në parqe me familjen ose të afërmit.

Ecni edhe në zyrë në mënyrë që të jeni në lëvizje. Vendosni një alarm në kalendarin tuaj dhe kryeni ecje të shkurtra herë pas here. Nëse keni makinë, parkoni më larg zyrës ose shtëpisë. Nëse përdorni autobuzin, zbrisni një stacion më larg shtëpisë. Zbritja dhe ngjitja e shkallëve llogariten si hapa shtesë dhe ndihmojnë për rënien në peshë, shkruan AgroWeb. E rëndësishme është të mos ndalosh dhe të ecni hap pas hapi drejt një shëndeti më të mirë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme