A janë të dëmshëm apo të dobishëm sapunët antibakterialë

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 18:30 | Nga

Edhe pse sapunët antibakterialë shkatërrojnë një gamë të gjerë të baktereve, studimet e fundit kanë treguar se janë në gjendje të kontribuojnë në shfaqjen e llojeve të reja të super-baktereve, mikroorganizmave rezistentë ndaj antibiotikëve.

Shumica e produkteve antibakteriale përmbajnë kimi-katin e quajtur triclosan. Vetëm llojet e mikroorganizmave që mund të mbijetojnë kontaktin me triclosan janë pikërisht ato rezistente ndaj antibiotikëve.

Kjo aftësi jo vetëm që gjatë çdo shumimi transmetohet në gjeneratën e ardhshme të baktereve, por edhe secilin shumëzim të tyre bëhen më rezistente.

Se çfarë përmasash ka arritur ky problem flet fakti se Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se këto lloje të mikroorganizmave gjenden në të gjitha pjesët e botës, ndërsa Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e infeksionit (CDC) nga SHBA thotë se 23.000 njerëz vdesin çdo vit nga infeksionet e shkaktuara nga super-bakteret.

Por kjo nuk është e gjitha. Triclosan është përbërë aq i fuqishëm sa që kur lëvizë përmes sistemeve të filtrimit të ujit nuk zbërthehet, por vazhdon rrugën drejt zonave të hapura të ujit, ku hyn në reaksione foto-kimike për të prodhuar një substancë të lartë toksike të quajtur dioksinë.

Dioksina mund të shkaktojë probleme me zhvillim dhe shëndetin riprodhues, çekuilibër hormonal, shkakton dëmtime të sistemit imunitar, ose madje edhe të shkaktojë formimin e kancerit, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky përbërës kimik ndikon në tërë zinxhirin ushqimor, kështu që nuk është çudi që 90 për qind të rasteve njerëzit vijnë në kontakt me të nëpërmjet ushqimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme