Jetoni në vende të zhurmshme? Kujdes, ja nga çfarë rrezikoheni

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kërkimet e fundit kanë zbuluar se jetesa në vende të zhurmshme rrit rrezikun për sulm ishemik, ndërkohë që jetesa në një zonë të gjelbëruar ul rrezikun.

Studimi i drejtuar nga kërkuesit spanjollë dhe amerikanë, zbuloi se nga viti 2005 deri në vitin 2014 në Hospital del Mar në Barcelonë janë paraqitur afërsisht 3000 pacientë me sulme ishemike, të cilët jetojnë në zona të zhurmshme dhe me ajër të ndotur.

Ky studim i publikuar në gazetën Environmental Research, tregoi se jetesa në zonë të zhurmshme rrit me 30% rrezikun për sulm ishemik., shkruan noa. “Ne kemi zbuluar se sa më shumë hapësira të gjelbra aq më pak sulme serioze në tru, dhe sa më shumë zhurmë aq më serioze janë këto goditje”, -tha Dr. Rosa Maria Vivanco, autori kryesor i studimit.

Megjithatë, ata shtuan se për shkak të kufizimeve që hasën gjatë studimit, është e vështirë të nxjerrësh konkluzione sesi mund të ndikojë ndotja në ashpërsinë e goditjes, pasi nevojiten akoma më shumë studime.

Të ngjashme